Showbiz26 Qershor 2018, 19:40

Tit Vasili i shkruan Europës: Sillni refugjatët, mos mbroni Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
Tit Vasili i shkruan Europës: Sillni refugjatët, mos mbroni

Tit Vasili i shkruan Europës: Sillni refugjatët, mos mbroni Ramën!

Tit Vasili i ka shkruajtur një letër të gjatë Europës ku i kërkon llogari përse nuk i sjell refugjatët sirianë në Shqipëri.
Në letër mes të tjerash shkruhet:

“Nga burime të sigurta të LSI, ju ishit bërë gati të sillnit në Shqipëri 600 mijë sirianë.
Ne kishim marrë informacionin e saktë ku do t’i sillnit, ku do t’i vendosnit, kush kishte fituar tenderin e kapanonëve dhe kush kishte marrë tenderin e furnizimit me ushqime.
Po ashtu, ishin në negociata tenderat e furnizimit me ilaçe dhe kujdesit shëndetësor.

Biles ishte caktuar dhe doktori që do bënte synetllëqet.
Të gjithë tenderat do t’i merrnin klientët e Edi Ramës.
Për këtë, ne ishim bërë gati të bënim një revolucion të vërtetë në Shqipëri dhe t’i vinim sirianët këmbë a këmbës, më keq se ISIS.

Ju e morët vesh planin tonë, pasi na e ka dekonspiruar Luli, dhe e anulluat atë.
E anulluat pasi ju u dhimbset më shumë Edi Rama se sa sirianët.
Kjo është një tradhti që ju i bëni kauzës opozitare në Shqipëri dhe gjithë atyre patriotëve zemërzjarrtë që nuk lejojnë t’u shkelet atdheu nga të huajt.
Duke bërë këtë gjest, ju tregoni se jeni gati t’i mbysni refugjatët në dete, vetëm të mos rrëzohet Edi Rama.
Për këtë, ne do t’i kërkojmë Komisionit Europian të mos i hapë negociatat me Shqipërinë, pasi ajo nuk ka treguar solidaritet me refugjatët.

Do t’i kërkojmë po ashtu Komisionit, që pas dështimit të negociatave, të ndërtohet kampi i parë i refugjatëve në Shqipëri, me qëllim që opozita shqiptare të rimëkëmbet dhe të ngrejmë popullin në këmbë.
Përpjekja juaj për të mbrojtur Edi Ramën dhe për të lënë rrugëve sirianët, është një poshtërsi që drejtohet kundër opozitës në Shqipëri.

Por ne nuk do të tërhiqemi nga kauza jonë.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë thirrje që refugjatët të vijnë në Shqipëri dhe sapo të hyjnë pastaj, keni për të parë se ku do ta çojmë Edi Ramën, i cili do të ndryshojë racën tonë ariane nga bjondë me sy të kaltër siç jemi, në esmerë në të zezë.
Këtë nuk do ta lejojmë kurrë”./Tema/

Funny