Sport 7 Shtator 2019, 13:41

Tite flet për paraqitjen e Neymarit, tregon se çfarë e habiti më shumë

Shkruar nga Pamfleti
Tite flet për paraqitjen e Neymarit, tregon se çfarë e habiti

Trajneri i Brazilit, Tite, pranoi se performanca e Neymar në barazimin 2-2 me Kolumbinë e befasoi atë. Për pasojë, nuk e mori në konsideratë zëvendësimin e 27-vjeçarit, por e lejoi të luante 90 minutat e plota: 

“Unë mendova ta largoja nga fusha për hir të gjendjes fizike, por pashë se përgjigjet e tij në këtë drejtim ishin të forta, intensive dhe të koordinuara. Pata kënaqësinë ta shihja atë duke u rritur me kalimin e minutave. Ndërsa afrohej fundi i lojës, ai jepte gjithnjë e më shumë. Jua them me sinqeritet se ishte mbi pritshmëritë e mia.

Unë bisedova me Neymar dhe kisha në plan ta aktivizoja 45 minuta. Një lojtar fillon të mendojë dhe nuk mund të performojë kur lodhet. Ai po mendonte dhe performonte si duhet. Kjo më befasoi. Festimi i golit? Ishte një reagim i besnikërisë së vërtetë. Ne kemi një marrëdhënie të së vërtetës dhe besnikërisë me njëri-tjetrin si skuadër. E themi hapur atë që mendojmë se është e drejtë dhe gabuar”.

Sport Neymar Tite