Rrugët që lidhen me Elbasanin janë kthyer në një burim masiv aksidentesh. Vetëm pak ditë më parë në tunelin që lidh Elbasanin me kryeqytetin humbi jetën vëllai I deputetes socialiste, Blerina Gjylameti. Ndërsa një muaj më parë një familje e tërë u shua në një aksident fatal.
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan – Papër. Si rrjedhojë e aksidentit automobilistik, janë plagosur 4 persona. Mes të plagosurve janë 2 fëmijë. Mësohet se një makinë tip Benz ka goditur automjetin ku ndodheshin 3 personat e plagosur. Benzi u përplas me makinën tip Opel, ku ndodheshin katër të plagosurit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Gjithashtu, të plagosurit janë transportuar drejt spitalit më të afërt.