Aktualitet22 Gusht 2019, 10:13

Një tjetër puntor bie nga ndërtesa, shpallet në kërkim administratori i firmës, qeveria nuk merr asnjë masë

Shkruar nga Pamfleti
Një tjetër puntor bie nga ndërtesa, shpallet në kërkim

Tjetër puntorë bie nga ndërtesa, shpallet në kërkim administratori i firmës, qeveria nuk merr asnjë masë

Pas incidentit të ndodhur në Tiranë, në një ndërtesë e cila ndodhej në proces restaurimi në rrugën ‘Faik Konica’, ku mbetën të vdekur dy punëtorë është pasuar nga një tjetër incident ku një punëtorë ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Trojas të Belshit, ku një person ka mbetur i plagosur. Ai është M.N dhe po punonte në një banesë ku është aksidentuar si pasojë e pasigurisë në punë, ku fatmirësisht është jashtë rreziku për jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje policia e shtetit ka shpallur në kërkim administratorin e firmës E.B 49-vjeç si dhe 43-vjeçarin P.N zbatues të projekti. Të dy akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe po punohet për kapjen e tyre.

Këto incidente nuk i takojnë vitit 2019 dhe për më tepër një vendi si Shqipëria aspiron të jetë pjesë e BE. Nuk mund të mendohet dhe pranohet që një vend i cili ndodhet në mes të Evropës të pranojë që puna të bëhet pa veshje mbrojtëse. Ashtu siç ndodhi dhe me incidentin e dy punëtorëve, ku vdiqën në mes të kryeqytetit e për më tepër në pallatin e vetë zv.kryeministrit Braçe.

Incidente të njëpasnjëshme dhe asnjë reagim! Pse nuk ka asnjë masë për të parandaluar këto tragjedi, por vetëm flasin për leje ndërtimesh dhe prishje objektesh të paligjshme? Pse nuk i deklarojnë hapur se sa paguhet një punëtor, ku shumë mirë e dimë që nuk kanë vendosur as edhe një tavan pagese?  

Jetojmë në një realitet të hidhur, ku punëtorëve u duhet të pranojnë të punojnë edhe pa i’u siguruar qoftë edhe një veshje modeste  kokore,  vetëm e vetëm që të fitojnë ‘15 mijë lekshin’ për të kaluar edhe një ditë jetesë, ndërkohë që nuk dinë se a do të kthehen të gjallë në shtëpi.

Aktualitet qeveria nuk merr asnjë masë shpallet në kërkim administratori i firmës Tjetër puntorë bie nga ndërtesa