Kronike13 Korrik 2019, 09:13

Tjetër rast dhune në familje, kërcënoi gruan se do ta vriste, në pranga 46 vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër rast dhune në familje, kërcënoi gruan se do ta

Një 46-vjeçar u arrestua nga policia pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij në prani të fëmijëve. Gruaja, ka njoftuar policinë pas dhunës sistematike nga bashkëshorti i saj, A.SH banues në Mirditë, dhunë fizike dhe psikologjike. Burri kërcënonte se do ta vriste gruan, skena të dhunshme në prani të fëmijëve të cilët janë terrorizuar nga dhunë e vazhdueshme.

Pas denoncimit, policia vuri në pranga 46-vjeçarin dhe u sekuestruan një  armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Rastet  e dhunës në familje janë shtuar tepër kohët e fundit në vend, megjithëse janë dënuar menjëherë. Megjithatë, plaga e dhunës në familje është një plagë e hapur për shoqërinë. Para disa javësh bashkëshorti vrau gruan për shkak xhelozie në Babicë të Vlorës, ndërsa ditë më parë doli lajmi se babai kishte përdhunuar vajzën e tij për tre vjet rresht. /Pamfleti

Kronike