Kronike 9 Shtator 2019, 19:02

Tjetër rast i rëndë në mungesë të sigurisë në punë, shkëputet krahu i betonierës, dëmtohet punëtori në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër rast i rëndë në mungesë të sigurisë

Vetëm pak javë pas ngjarjes tragjike në kryeqytetin e vendit ku një skelë u shkëput dhe i mori jetën 2 punëtorëve e plagosi 3 të tjerëm vazhdojnë të ndodhin ngjarje të rënga në mungesë të kushteve të sigurisë në kantieret e ndërtimit. E megjithatë, shteti ende nuk reagon!

Një 49-vjeçar nga Durrësi është plagosur ditën e sotme. Policia thotë se shtetasi P.D është lënduar nga shkëputja e krahut të vinçit të një betoniereje, ndërsa fatmirësisht është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Më datë 09.09.2019, në lagjen Nr.5, Durrës gjatë punës është shkëputur krahu i vinxhit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta dhe është lënduar një punëtor, shtetasi P.D., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitaline Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kronike