Vazhdon të thellohet dita-ditës bilanci i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri.
Mbrëmjen e sotme është konfirmuar edhe një rast tjetër me koronavirus, në qytetin e Korçës. Mësohet se e infektuar është një grua 70-vjeçare, e cila fatkeqësisht vuan edhe nga sëmundje shoqëruese.
Duke qenë se orët e fundit gjendja e saj shëndetësore është rënduar, ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarisht në Korcë janë 12 qytetarë të prekur me COVID-19.
Deri në këto momente në vend, janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.