Aktualitet21 Shtator 2019, 22:28

Tmerri i qytetarëve në Tiranë, panik dhe të bërtitura gjatë tërmetit të frikshëm (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti
Tmerri i qytetarëve në Tiranë, panik dhe të bërtitura

Qytetarët e Tiranës, Durrësit, por edhe të qyteteve të tjera kanë përjetuar momente tmerri ditën e sotme pasi vendi ynë u godit nga një valë tërmetesh.

Pas lëkundjeve të para njerëzit kanë vrapuar të tmerruar duke lënë ambientet e lokaleve dhe shtëpitë e tyre dhe më pas kanë dalë në rrugë.

Një rast i tillë është regjistruar në zonën e ish 17 Nëntorit në Tiranë, ku shquhen qartë grupe njerëzish, që vrapojnë të çoroditur nga frika dhe dalin nga ambientet e lokalit.

Duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit, MM deklaron se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë. Epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas MM ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit. /Pamfleti

Aktualitet