Toka me qira për të kultivuar hashash, bien në pranga dy sarandiotë

Toka me qira për të kultivuar hashash, bien në pranga dy sarandiotë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy shtetas, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Thanas Ciko, 53 vjeç, banues në Xarë dhe Remzi Arapi, 40 vjeç, banues po në të njejtin vend.

Ata u arrestuan pasi në një sipërfaqe toke në Xarë të marrë me qira prej tyre kanë kultivuar bimë narkotike (Cannabis Sativa).

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.