Aktualitet 6 Maj 2019, 21:02

Topalli e Ristani fitojnë gjyqin me Kuvendin, i marrin 10 mln lekë arkës së shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Topalli e Ristani fitojnë gjyqin me Kuvendin, i marrin 10 mln lekë

Ish-deputetët e PD, Jozefina Topalli dhe Arben Ristani kanë fituar gjyqin e nisur ndaj Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar kështu pagat dhe dietat e dy viteve kur ishin në bojkot.

Kështu, Kuvendi duhet tu paguajë në total 10 milionë lekë dy ish-deputetëve, respektivisht 435 mijë lekë Topallit dhe 615 mijë lekë të reja Arben Ristanit. Topalli e Ristani kërkuan në Gjykatën e Apelit rrogat dhe dietat e padhëna gjatë kohës që bojkotonin parlamentin në periudhat korrik 2014 – janar 2015 dhe shkurt-qershor 2017.

kjo dyshe mjaft e përfolur e PD-së së Berishës, janë tanimë thuajse të padukshëm në politikë, por mesa duket ata nuk i kanë më borxhe sistemit pasi kanë dalë prej tij, por është i sistemi politik që u detyrohet atyre, madje duke dëmtuar dhe të ardhurat nga arka e shtetit. /Pamfleti

Aktualitet