“Toto Riina” i futbollit është fshehur, asnjë fjalë për superskandalin e trukimeve të Luftëtarit

“Toto Riina” i futbollit është fshehur, asnjë fjalë për superskandalin e trukimeve të Luftëtarit

Nën maskën e pushimeve verore, zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit po fshihen dhe nuk po mbajnë qëndrim në lidhje me trukimin e ndeshjeve të Luftëtarit në Ligën e Europës.

Janë dy ndeshje që skuadra gjirokastrite ka luajtur me Ventspils në Europa League për të cilat kanë shkruar edhe mediat sportive ndërkombëtare e madje ka dhe një hetim nga UEFA për përfshirje në manipulimin e rezultatit të ndeshjes. 5-0 humbi Luftëtari ndeshjen e parë në Letoni, kurse dueli i kthimit në Elbasan përfundoi barazim 3-3.

Sidomos kjo ndeshja e dytë vinte erë e rëndë dhe duhej menjëherë të niste hetim edhe Prokuroria Shqiptare. E ndërsa nuk u nis hetim, duhej të paktën që vetë FSHF të mbante qëndrim, sepse ka një komision të ashtuquajtur të Etikës në federatë që merret enkas me këto fenomene.

Ai që duhej ta thoshte fjalën e tij, të paktën për të premtuar një hetim të dyshimeve të ngritura, është Armand Duka, president i FSHF-së. Por njësoj si “Toto Riina”, ish-bosi i mafias italiane në dhe grupit korleonez, ai fshihet.

Duka u fsheh edhe këtë herë, megjithëse, njësosj si Ponc Pilati, lau duart pas takimit që pati muaj më parë me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, për luftë të përbashkët ndaj fenomenit të trukimeve. Një sjellje aspak e denjë, sepse ky fenomen deri më sot në Shqipëri nuk është hetuar seriozisht dhe nuk është dënuar. “Toto Rina” i futbollit edhe këtë herë bëri sikur nuk ndodhi asgjë dhe mund të besohet se është vetë në krye të këtyre “punëve”. /Pamfleti Sport

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti