Sport16 Korrik 2019, 10:34

Tottenham i heq “barrën” Realit, por oferta për sulmuesin nuk bind

Shkruar nga Pamfleti
Tottenham i heq “barrën” Realit, por oferta për sulmuesin

Skuadra e Tottenham është gati të paguajë 60 milionë euro për të rimarrë sulmuesin uellsian Gareth Bale, që aktualisht luan me Real Madrid. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Marca”.

E ardhmja e sulmuesit 29-vjeçar është larg “Bernabeu”, pasi trajneri Zinedine Zidane nuk e konsideron më pjesë të skuadrës. Për këtë arsye, ai po mendon të rikthehet në Premier League.

Ende nuk ka një përgjigje nga skuadra e Real Madrid për Gareth Bale, nëse do ta lërë të lirë lojtarin për këtë ashumë apo jo. Presidenti Florentino Perez ka kërkuar rreth 90 milionë euro, ndaj diferenca është ende e madhe.

Sport Gareth Bale Real Madrid Tottenham