Sport17 Maj 2019, 10:07

Tradhtia e vitit, Icardi bën gati lëvizjen surprizë

Shkruar nga Pamfleti
Tradhtia e vitit, Icardi bën gati lëvizjen surprizë

Qëndrimi i Mauro Icardit tek Inter është thuajse i pamundur pas përfundimit të këtij sezoni. E njëjta situatë duket edhe nëse Antonio Conte bëhet trajner i zikaltërve.

Fotot “hot” dhe deklaratat e fundit të Wanda Nara dhe Icardit i kanë irrituar sërish drejtuesit e Interit, shtoi këtu edhe marrëdhënia e ngushtë që Wanda mban me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, ku për të kryer bisedimet është punësuar një avokat i njohur në Itali, sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Wanda Nara e ka të qartë se dëshiron të qëndrojë në Milano, edhe Torino nuk ndodhet larg, për më tepër që i intereson fort shkolla e fëmijëve të saj dhe largimi nga Italia është jashtë planeve të tyre.

Sport