Aktualitet18 Gusht 2019, 21:59

Tradita vazhdon, “Miss Bjeshka 2019”, organizuar në Koritë të Malësisë, gazetarja e njohur publikon fotot

Shkruar nga Pamfleti
Tradita vazhdon, “Miss Bjeshka 2019”, organizuar në Koritë

Në Koritë është zhvilluar manifestimi tashmë tradicional Logu i bjeshkës – “Miss Bjeshka 2019”.

Ky eveniment u ndoq nga një numër i konsiderueshem i qytetarëve nga Malësia dhe bashkëatdhetarë të shumtë nga diaspora, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin argëtues.

Në një postim në facebook, gazetarja Manjola Zekaj na ka njohur me bukuroshën fituese të këtij konkursi tradicional për zonën e veriut.

Postimi i Manjola Zeka në facebook:

Tradita vashdon….Malesia e Madhe, Logu i Bjeshkeve kurorezoi sot te bukuren e saj Pomona Tinaj nga Vermoshi. Nje atmosfere festive qe kush me mire se malesoret dine ta bejne. Ky event u organizua ne Qafe te Predelecit, Nen kujdesin e vecante te Kryetarit te Bashkise z. Tonin Marinaj, pjemarrjen e deputetit te zones z.Paulin Sterkaj, si dhe personalitete te tjera te rrethit. Duket se cmimi i pare dhene nga juria, ka kenaqur dhe publikun te cilet ndoshta si radhe here e kane mireptitur dhe vleresuar. Krenare qe isha pjese e ketij eventi.
Me pak fjale, ku ka si vajzat e Malesise se Madhe, me te bukurat ne bote..

Aktualitet “Miss Bjeshka 2019” gazetarja e njohur publikon fotot organizuar në Koritë të Malësisë Tradita vazhdon