Kronike15 Shtator 2019, 12:31

Trafik armësh Shqipëri-Greqi/ Shkatërrohet grupi kriminal, zbulohet shifrat që fitoheshin mes tyre

Shkruar nga Pamfleti

Trafik armësh Shqipëri-Greqi/ Shkatërrohet grupi kriminal, zbulohet shifrat që fitoheshin mes tyre

Është shkatërruar një grup i strukturual kriminal që merrej me trafikimin e aarmëve nga Shqipëria drejt Greqisë. Në sajë të operacionit policor, i cili kishte për qëllim çmontimin e veprimtarisë së paligjshme të grupit kriminal të angazhuar në import, trafikim të armëve dhe municioneve, u vunë në pranga 16 persona.

Mediat greke raportojnë se 11 prej të ndaluarve janë grekë dhe 5 të huaj, ndërsa ata akuzohen për pjesëmarrje në një grup kriminal aktiv.

16 anëtarët e grupit kriminal të cilët kishin ndërtuar bazën në një kapanon që mbante ushqim kafshësh në Grëqi mësohet të kenë trafikuar 122.566 fishekë dhe 4 armë kallashnikov vetëm vitin e fundit. Me anë të këtij transporti grupi dyhsohet të ketë fituar 232 mijë euro.

Janë sekuestruar edhe një numër i konsiderueshëm celularësh dhe karta telefonash, me anë të të cilave mundësohej kontakti brenda grupi. Po punohet për të zbardhur personat e tjerë të përfshirë në këtë grup.

Armët dyshohet se siguroheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin drejt shtetit fqinj me anë të një fuoristrade.

Gjithaashtu dyshohet se këto armatime shkonin edhe në duart e terroristëve, duke bërë që Europol të kërkojë detaje të tjera dhe ka vënë në ngarkim autoritetet greke.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kronike