Aktualitet18 Prill 2019, 17:12

Trafik droge, arrestohet 53 vjeçari në Kukës

Shkruar nga Pamfleti
Trafik droge, arrestohet 53 vjeçari në Kukës

Vijojnë operacionet e Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar në të gjithë vendin. Pasditen e sonte është arrestuar në Kukës shtetasi Arif Çela 53 banues në fshatin Helshan të Hasit.

Çela është një emër i njohur për drejtësinë pasi ai është shpallur që herët në kërkim, sepse është dënuar me 10 vite burg me akuzën “ Trafikim të lëndëve narkotike”.

Operacioni u finalizua pas një pune hetimore të zgjatur në kohë nga Polcia e Shtetit. Arrestimi i Çelës pritet të zbardhë emra të tjerë për trafikim droge në zonë.

Aktualitet