Aktualitet22 Gusht 2018, 17:22

Trafik droge në Greqi, bllokohen rreth 1 milionë euro dhe llogaritë bankare të 4 anëtarëve të një familjeje

Shkruar nga Pamfleti
Trafik droge në Greqi, bllokohen rreth 1 milionë euro dhe

Trafik droge në Greqi, bllokohen rreth 1 milionë euro dhe llogaritë bankare të 4 anëtarëve të një familjeje

Policia e shteti ka sekuestruar sot mbi 1 milion euro pasuri, të cilat sipas saj janë krijuar nga veprimtari kriminale.

Në një njoftim zyrtar policia bën me dije se  dyshohet se paratë janë përfituar nga trafikimi i narkotikëve në Greqi.

Njoftimi i plotë

Sekuestrohen rreth 1 milionē euro të dyshuara si të përfituara nga trafikimi i narkotikëve në Greqi

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe llogarive bankare që dyshohet se rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas procedimit nr.443 të vitit 2017, Policia e Shtetit bazuar edhe në shkëmbimin e informacioneve me partnerët, referoi materialet e para në Prokurori për fillimin e procedimit pasuror për shtetasin R.Sh. Në vijim u regjistrua edhe procedimi pasuror me nr.8, i vitit 2018.

Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Hetimore Qendrore, u informua nga agjenci ligj zbatuese për veprimtarinë e kundërligjshme të shtetasit R.Sh. Bazuar në materialet e dërguara nga Policia e Shtetit, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive për llogari bankare të shtetasit të lartpërmendur dhe familjarëve të tij.

Kështu në gusht 2018 u bë ekzekutimi pranë një banke të nivelit të dytë, i vendimit për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve: K.Sh. R.Sh. V.Sh. dhe A.Sh., në vlerën 42.000.000 lekë.

Pranë një tjetër banke të nivelit të dytë, u bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve:

 

Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në Greqi. Hetimet

vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Gjatë periudhës Nëntor 2017 – Gusht 2018 janë kryer 14 goditje në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe ka nisur hetimi penal lidhur për asetet e paligjshme të tyre.

Aktualitet 1 milion euro Forca e ligjit policia e Shtetit Sekuestrimi Veprimtari kriminale