SPAK ka vendosur konfiskimin e pasurive të 2 personave, e ndërtuar nga aktiviteti kriminal.
Kanë qenë autoritetet Gjyqësore Holandeze, që kanë informuar se në Holandë janë duke u hetuar disa shtetas shqiptarë për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Sipas letërporosisë, ka rezultuar se Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszcsyk, prej disa vitesh kanë aktivitet kriminal në kokainë, duke e trafikuar atë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe më pas në vendet e tjera të Evropës si Anglia apo Italia.
Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se Ilirjan Memia dhe persona të lidhur me të, vëllai i tij Adriatik Memia, si dhe Lindita Memia bashkëshortja, kanë në Shqipëri disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Në përfundim të procesit të verifikimit pasuror, SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme konfiskimin e pasurisë për Adriatik Memian dhe Lindita Memian.
Pasuria që do të sekuestrohet:
Lloji i pasurisë Apartament. Pasuria Nr. 197/70+1- 16, ZK. 2460, VOL. 41, FQ.2 10, me adresë: Linzë, Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 133.4 m2, data e regjistrimit të pasurisë 22.01.2015, shuma e blerjes është 83.288 Euro.
Lloji i pasurisë Garazh. Pasuria Nr. 505/316-G4, ZK. 2460, VOL. 48, FQ. 54, me adresë Linze, Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 31 m2, data e regjistrimit të pasurisë 01.12.2016, shuma e blerjes është 15.000 Euro.
Lloji i pasurisë Arë. Pasuria Nr. 13/37 ZK. 3266, VOL. 9, FQ. 166 me adresë Sauk, Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 430 m2, data e regjistrimit të pasurisë 26.10.2016, e përfituar me kontrate dhurimi.
Automjeti me targë AA 504 JM, i llojit ATP, marka Volkswagen, tipi: 2H, modeli AMAROK, viti i prodhimit 2013, shuma e blerjes është 15.000 Euro.
Automjeti me targë ADR 424, i llojit Rimorkio për transport mallrash, marka KOCH, tipi U 475BN, viti i prodhimit 2015, shuma e blerjes është 1.200 Euro.
Automjeti me targë AA 765 OS, i llojit autoveture, marka Audi, tipi 8 V, modeli A 3, viti i prodhimit 2016, shuma e blerjes është 20 000 Euro.