Gjatë një operacioni policor, të paktën 3 persona janë arrestuar dhe rreth 30 kg heroinë është sekuestruar në qytetin e Elbasanit mesditën e kësaj të enjteje.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Aksioni është ende në vazhdim dhe policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Hetimet për këtë operacion kanë nisur që prej një muaji.
Droga ishte e ndarë në pako në automjetin me të cilin udhëtonin tre të arrestuarit, të cilët nuk janë nga Elbasani. Lënda narkotike dyshohet se vinte nga Turqia dhe si destinacion final kishte Greqinë.