RAMA NUK HEQ DORË NGA PAZARI; KA MARRË “ÇEKUN” PARADHËNIE/ Në vend që firmës “Vëllezërit Hysa” t’i heq licencën, ndërsa 3 bashkëpronarët e saj të çoheshin përsëri në burg, si për vjedhjen e 5 milionë euro të rrugës së Gjinar-Elbasan në bashkëveprim me Dashamir Xhikën e LSI; kryeministri Rama e lejon të marrë përsëri pjesë në tenderin e Unazës së Re, kur në tenderin e parë 20 milionë euro, kjo firmë u përdor nga Bashkim Ulaj, me ofertë false “zero lekë”, ndërsa tani, shpallet “fituese” megjithëse dhe është pjesë e dosjes hetimore
Burime tepër të sigurta, nga Drejtoria e Rrugëve dhe Bashkia e Tiranës, na kanë bërë me dije, se edhe tenderi i përsëritur, për segmentin: “Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja” tek Unaza e Re, është lojë e kryeministrit Edi Rama dhe falsifikatorit të dosjeve koncesionare e trafikantit të kokainës, Bashkim Ulaj.
Në njoftimin zyrtar të datës 9 gusht 2019, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, deklaroi se në tenderin e përsëritur, kanë marrë pjesë 7 kompani, mes tyre dhe e kompanitë “Gener-2” e Bashkim Ulajt dhe “Vëllezërit Hysa”, që inskenuan e realizuan, super-vjedhjen e 20 milionë euro për 1800 m rrugë, duke falsifikuar dokumentet, ofertat e garën fiktive.
Është skandal i rëndë, fakti që Drejtoria e Rrugëve; Ministria e Infrastrukturës, Agjencia e Prokurimeve (APP) dhe kryeministri Rama; kanë lejuar në tenderin e përsëritur të “Unaza e Re”, falsifikatorin e tenderit të parë, Bashkim Ulaj (Gener-2).
Skandali thellohet më tepër, kur dëgjon se për tenderin e përsëritur të “Unaza e re”, fitues është paracaktuar firma “Vëllezërit Hysa” ku 33% është aksionar presidenti Ilir Metaj, shtetar me precedentë penal për korrupsion; me bashkëpronarë Kujtim e Agron Hysa, të burgosur për mashtrim me tendera në vlerë 5 milionë euro, se bashku me drejtorin e LSI, Dashamir Xhika.
Për më tepër, që firma “Vëllezërit Hysa”, në tenderin e parë të kësaj rruge u paraqit qëllimisht si konkurrente “kukull” me ofertë “zero lekë”, përballë firmës fantazmë “D’H-Albania” të Bashkim Ulajt (nipit Avdjol Dobi), për të relizuar garë false në favor të tij.
Sipas gjuhës së ligjit për prokurimet, “oferta zero lekë”, nënkupton se firma garuese “Vëllezërit Hysa”, nuk ka patur asnjë “cent” për këtë tender; ndërsa sipas praktikës 28-vjeçare të tenderëve në Shqipëri, do të thotë, se kjo firmë është futur fikivisht në garë, sa për të plotësuar numrin ligjor minimal me 2 konkurrentë; me qëllim që tenderin ta fitonte “D.H-Albania” e Bashkim Ulajt, siç kishte urdhëruar kryeministri Rama.
Dhe tani, kryeministri Rama që paska vendosur t’ia jap këto miliarda “paradhënësit” Bashkim Ulaj; ka përdorur përsëri “kukullën” e Bashkim Ulajt, fimën mafioze “Vëllezërit Hysa”, që në tenderin e parë falsifikoi letrat me ofertë “zero lekë” dhe; për atë falsifikim, është në hetim penal bashkë me Bashkim Ulajn, Damian Gjiknurin, Afrim Qendron e Avdjol Dobin.
Për me tepër, sipas ligjit të prokurimeve, firmat “Gener -2” dhe “Vëllezërit Hysa”, i ndalon kategorikisht ligji, të merrnin pjesë në të njëjtin tender të përsëritur; mbasi të dyja janë të skualifikuara në tenderin e parë, por edhe të përjashtuara e nën hetim penal, për skemë mashtrimi dokumentesh, garë e oferta fiktive po në këtë tender.
Kujtojmë, se dyshes Rama-Ulaj, “iu dogj” skenari i parë i këtij tenderi me 20 milionë euro, kur përdorën letra amerikane e shqiptare false, nëpërmjet firmës fantazmë “D.H-Albania”, regjistruar vetëm 30 ditë para zhvillimit të tenderit, me emrin e 20-vjeçarit Avdjol Dobit, nip i Bashkim Ulajt dhe me konkurrente fiktive, firmën mashtruese “Vëllezërit Hysa” bashkë-ortake me familjen Metaj-Kryemadhi, që në tenderin e parë, paraqiti ofertë ndërtimi ”zero lekë”./Pamfleti/