Aktualitet16 Nëntor 2018, 19:38

“Trafikoi” Gruevskin, Rama e nxori zbuluar Metën, reagon i zënë ngushtë: Kam ndërruar celular

Shkruar nga Pamfleti
“Trafikoi” Gruevskin, Rama e nxori zbuluar Metën, reagon i

Rama e nxori zbuluar Metën për Gruevskin, reagon i zënë ngushtë: Kam ndërruar celular

Një ditë para publikimit të megaskandalit se ish kryeministri i dënuar Nikolla Gruevski është arratisur përmes Shqipërisë Rama përçoi një thumb interesant. I provokuar nga Nikollë Lesi, ai nuk la pa shigjetuar Ilir Metën.

Nikollë Lesi: Merri një numër Gruevskit ta kesh rezervë, se si dihet.

Rama: Do ia marr Presidentit (Ilir Meta) se e ka mik Gruevskin.

Kjo duket se konfirmon edhe tezën e Spartak Ngjelës, i cili shkruan, “Nëse Meta ka pasur gisht, këtë tani e di edhe policia shqiptare. Atëherë këtë e di edhe kryeministri Rama. Po Rama do ta denoncojë?”

Në fakt tërthorazi Rama e ka bërë denoncimin. Një ditë pas këtij deklarimi skandali që vë në pozita shtetin dhe të implikuarit mori dhenë.

Në kundërpërgjigjie për të hequr “baltën”, që tashmë i ka ngecur Meta u kundërpërgjigj:

“Jo vetëm numrin e Gruevksit, po as numrin e Ramës se kam, pasi kam ndërruar celular, po komunikojmë përmes shefave të kabinetit dhe sekretarëve”.

Sado ta mohojë Ilir Meta ka dalë zbuluar më shumë se kurrë këtë herë. Miku i madh i Gruevskit, Meta është në hall! Përveç trafiqeve të tjera tanimë akuzohet edhe për “trafik” kryeministrash.

Aktualitet Gruevski Meta