Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën arrest me burg për shtetasit Gëzim Balla dhe Gazmir Harremi, të cilët u arrestuan së bashku me Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj dhe Endri Karaj gjatë operacionit policor të koduar “Kështjella”.
Ky operacion u finalizua me sukses me arrestimin e 6 personave, ku u sekuestruan 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi. Goditja e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta u finalizua pas një hetimi njëmujor.
Lënda narkotike u sekuestrua gjatë kontrollit në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore. Heroina ishte e ndarë në 8 pako dhe kishte ardhur nga Turqia e do përfundonte në Greqi.