Bota25 Shkurt 2019, 13:04

Tragjedi në minierën e arit në Kinë, mjetit i mungonin frenat, 21 të vdekur

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedi në minierën e arit në Kinë, mjetit i mungonin

Tragjedi në minierën e arit në Kinë, mjetit i mungonin frenat, 21 të vdekur

21 të vdekur dhe 29 të plagosur është bilanci i një aksidenti me 50 minatorë të ndodhur dje në mëngjes në minierën më të madhe të argjendit në Kinë, e menaxhuar nga Yinman Mining.

Mjeti është përplasur në një tunel, gjatë transportimit të minatorëve, si pasojë e një problemi në sistemin e frenimit. Një grup është dërguar nga qeveria për të parë dhe hetuar për ngjarjen e rëndë.

Yinman Minierat është një degë e Inner Mongolia Xingye Mining, gjigandi i minierave, i cili prodhon rreth 201 ton argjend në vit.

Kina është prodhuesi i tretë më i madh në botë bazuar në të dhënat për vitin 2017, me një total prej 2,500 tonë, që është pak më shumë se dyfishi i asaj që prodhon SHBA.

Bota 21 te vdekur 29 t plagosur miniera e arit ne kine