Aktualitet22 Prill 2019, 15:23

Tragjedi në Prishtinë, shuhet familja

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedi në Prishtinë, shuhet familja

Një ngjarje e rendë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Dardania në Prishtinë ku raportohet se një person ka vrarë, gruan, nusen e djalit dhe më pas veten.

Një person ka qëlluar për vdekje me armë zjarri, gruan e tij, nusen e djalit e më pas është vetëvrarë. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth mesditës në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Burri që kreu krimin nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë pasi edhe një vit më parë kishte tentuar të vriste gruan. Policia e kishte lënë të lirë pasi ai kishte shfaqur probleme mendore dhe i kishte konfiskuar armën e krimit.

Por ditën e sotme ai kishte blerë një armë tjetër, dhe e ka përdorur atë për të kryer vrasjen e trefishtë.

Aktualitet