Bota22 Tetor 2019, 14:09

Tragjedi/ Sherr për 1 euro, digjen për së gjalli 1 e rritur dhe 6 fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi/ Sherr për 1 euro, digjen për së gjalli 1 e rritur dhe 6 fëmijë

Një tragjedi ka ndodhur në qytetin Rostov Veliki të Rusisë, ku për një sherr banal kanë mbetur të vdekur shtatë veta, mes tyre 6 fëmijë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri në këndin e lojrave. 37-vjeçari Aleksandër Komarov në gjendje të dehur e ndezi zjarrin natën, me çakmak, pasi djali i tij i tha se fqinji i kishte vjedhur 70 rubla, që bëjnë rreth 0.9 cent.

Viktimat u dogjën të gjallë nga zjarri që ishte vendosur qëllimisht në një ndërtesë që ishte ndërtuar pjesërisht me dru.

Aleksandri i vuri flakën apartamentit të fqinjit, por ata u larguan. Ndërkohë, dy familjet që ishin lart e panë rrugën t’u bllokohej nga flakët dhe u bllokuan brenda, derisa u përpinë nga flakët.

Një grua 23-vjeçare vdiq bashkë me tre fëmijët e saj. Ajo i tha burrit të hidhej e të priste fëmijët nga dritarja. Burri u hodh, por gruaja humbi ndjenjat para se të hidhte fëmjët dhe vdiq bashkë me ta.

Ndërsa fqinja tjetër arriti të shpëtojë, por nuk nxori dot dy vajzat. Një burrë hyri nga jashtë, mes flakëve, dhe i nxori vajzat ende të gjalla, por vdiqën më pas në spital. Ndërsa një burrë tjetër humbi djalin e vogël.

Shkaktari i zjarrit i tha policisë që kishte qenë i dehur dhe nuk e kishte llogaritur se çfarë po bënte.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota digjen për së gjalli 1 e rritur dhe 6 fëmijë Tragjedi/ Sherr për 1 euro