Bota 8 Gusht 2019, 04:35

Tragjike, fëmija vdes brenda veturës për shkak të temperaturave të larta

Shkruar nga Pamfleti
Tragjike, fëmija vdes brenda veturës për shkak të

Tragjike, fëmija vdes brenda veturës për shkak të temperaturave të larta

Një vajzë dy vjeçare ka vdekur si pasojë e temperaturës së lartë brenda në veturë derisa nëna e saj ishte në gjumin e mesditës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në San Diego, Kaliforni ku një nënë kishte rënë në gjumin e mesditës dhe kishte thirr policinë për të lajmëruar zhdukjen e vajzës së saj, shkruan The Sun.

Derisa ishte duke e kërkuar vajzën, nëna e saj e gjen vajzën e saj brenda veturës e cila ishte e parkuar në autostradë.

Deri më tani nuk dihet se sa gjatë ka qëndruar vajza brenda në makinë, por policia kur kishte arritur në ora 1 pasdite, vajza tashmë ishte e vdekur.

Policia deri më tani nuk ka thënë nëse nëna e ka lënë fëmijën brenda veturës apo edhe detaje të tjera, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Bota Tragjike: Fëmija vdes brenda veturës për shkak të temperaturave të larta