Sport16 Qershor 2019, 13:32

Trajneri i Argjentinës sulmon Messin&CO: Turp!

Shkruar nga Pamfleti
Trajneri i Argjentinës sulmon Messin&CO: Turp!

Aventura e Argjentinës në Kupën e Amerikës ka nisur keq. “Albiceleste” është mundur 2-0 nga Kolumbia në ndeshjen e parë të Grupit B. Pas ndeshjes, trajneri Lionel Scaloni e ka komentuar më këto fjalë humbjen e pësuar:

“Kushtet e fushës ishin të mjerueshme. Nuk mund ta imagjinoj sesi do të jetë kjo fushë pas dy ose tri ndeshjesh. Mund të kishte qenë një ndeshje e parë shumë më e mirë, veçanërisht për lojtarë të tillë. Mendoj se është një turp”.

“Reagimi? Në pjesën e dytë kemi ndryshuar qëndrimin, skuadra ka dalë përpara. Kjo ka qenë ndeshja e parë, do të ketë edhe shumë të tjera, kështu që do të kemi kohë për të rikuperuar. Gjëja më e rëndësishme është të korrigjojmë gabimet e bëra”.

Sport