Klodian Gradeci po qëndron në “Arrest shtëpie”, në vilën e tij në Lalz, komshi me kryetarin e SPAK/ Drejtësia shqiptare, ka dënuar 17 adoleshentë për vjedhje xhepash nëpër autobusë, 83 persona të varfër për vjedhje energjie elektrike dhe 39 persona, për vjedhje ushqimesh në tregje e supermarkete; por le të lirë këta 3 që kanë vjedhur afro 600 milionë Euro fonde publike me korrupsion e falsifikime shkresash zyrtare
Paprekshmëria e 3 personazhe, me “CV” korrupsioni e krimesh në pazare me qeveritarët, që tregon se drejtësia e kapur dhe komanduar nga kupola e pushtetit, nuk i ndëshkon ata që vjedhin, falsifikojnë e menazhojnë tendera dhe PPP, ku kryeministri dhe ministrat hedhin firma si përfitues “pjesësh”.
KLODIAN GRADECI/ Ditën e premte, gjykata e Apelit-Tiranë, liroi nga paraburgimi e la në masë “Arrest shtëpie”, Klodian Gradecin, krye-hajdutin e sektorit të energjisë dhe hidrokarbureve; 14 herë drejtor i lartë në pushtetet PD, PS, LSI në vitet 1998-2019, tashmë me 15 milionë Euro pasuri të paluajtshme korruptive.
Sipas dosjeve penale, Klodian Gradeci me detyrë drejtor i AKBN, falsifikoi letrat e bashkë me dy biznesmenë Isuf Berberi e Naim Kasa të familjeve Berisha-Meta-Rama, me të cilët vodhi 2 milionë USD në puset e naftës.
Në muajin shtator 2017, KLSH e kallëzoi Klodian Gradecin penalisht e ndaj tij nisi procedimi, për korrupsion me fondet dhe licensat e import-tregëtimit të gazit, gjatë detyrës si drejtor i ndërrmarjes shtetërore “Albgaz”, ndërsa Rama e emëroi drejtor të OST.
Në muajin dhjetor 2018, gjatë detyrës si drejtor i OST, KLSH i ka zbuluar zhdukjen e 21 milionë fonde publike me tendera fals; ndërsa media i zbuloi vjedhjen 10 milionë Euro në zonën “Burrel”, realizuar me oligarkun Bashkim Ulaj, duke falsifikuar dokumente shkresore zyrtare amerikane.
Pas këtij skandali, Rama e emëroi këshilltar energjie të ministres Belinda Balluku; ndërkohë që në 17 postet drejtor sektorësh energjetikë gjatë viteve 1998-2019, Klodian Gradeci ka 32 dosje korrupsioni në prokurori, por asnjëherë nuk është thirrur nga drejtësia.
Edhe në rastin e vjedhjes 2 milionë USD në AKBN, ai u lejua të arratisej 20 ditë në Turqi; dhe të kthehej e gjoja të arrestohej në Rinas, ndërsa drejtësia e la të lirë, kur vetëm për fshehjen, ai duhej mbajtur në “arrest me burg”.
KLODIAN ZOTO/ Është ish-drejtor i tenderëve dhe marketingut në Albtelekom, me dosje penale për vjedhjen e 52 milionë USD sinjale telefonike për zonat rurale, nëpërmjet firmës “Hermes” bashkë me Arben Ahmetajn.
Është faktuar, si falsifikator i dosjeve themeluese pronësore të firmave të 3 landfilleve Elbasan, Fier, Tiranë me vlerë totale 430 milionë Euro, duke bërë kontrata e transaksione fiktive, me llogari bankare e adresa banimi false, nëpërmjet trafikantëve të kokainës e emra të rremë të huajsh.
Prej 1 viti, Klodian Zoto është person në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia e Zimbabve, për falsifkim dokumentesh bankare, identitetesh personale e shtetërore; duke përftuar landfill plehrash 140 milionë USD.
Prej 5 muajsh, Klodian Zoto është nën hetim nga SPAK në Shqipëri, për falsifikim dosjesh bankare e emrash tregtarë, adresash e shtetësie dhe transaksione fiktive me logo biznesesh, duke përfituar 3 landfille mbetjesh.
KLODIAN MËRTIRI/ Ish-trafikant kokaine e femrash në grup të strukturuar kriminal, i dënuar 20 vite në Itali me bandën e Lushnjës, (grup i Fierit) bashkë me kunatin e Sandër Frangajt.
Prej 7 vitesh është bashkuar në grupin “Klodian Zoto-Arben Ahmetaj” të landfilleve, kontrabandës së aparateve celularë, ilaçeve me Vilma Nushin dhe biznesin e evadimit të dherave ndërtimore.
Prej 4 vitesh, pasi është garantuar nga babloku, se nuk do kapet prej policisë për ekstradim në Itali; ka ndryshuar emrin nga “Klodian” në “Mirel”, dhe po vepron me 3 pasaporta me atësi të ndryshme, në njerën me mbiemrin e nuses së vëllait, zyrtare drejtësie.
Edhe Klodian Mërtiri, prej 5 muajsh bashkë me Klodian Zoton e Arben Ahmetajn, është nën hetim nga SPAK në Shqipëri, për hajdutërinë me 3 landfillet Tiranë Elbasan, Fier.
FAKT/ Të 3 Klodianët, me firmat dhe mbrojtjen e bablokut, i kanë grabitur shtetit, afro 600 milionë Euro; dhe jo vetëm nuk dënohen, por psh., Klodian Gradecit, pas çdo kallzimi, prangosje e lirimi, i jepen poste të larta drejtori; ndërsa Klodian Zotos e Klodian Mërtirit, u jepen tendera, koncesione e PPP të tjera./Pamfleti