Showbiz24 Mars 2018, 18:32

“Treshe” në krevat dhe jetë, Egla Harxhi rrëfehet për herë të parë

Shkruar nga Pamfleti
“Treshe” në krevat dhe jetë, Egla Harxhi rrëfehet

“Treshe” në krevat dhe jetë, Egla Harxhi rrëfehet për herë të parë

Kohë më parë në media bëri mjaft bujë lajmi për marrëdhënien treshe të ish-Miss Shqipërisë Egla Harxhi. Por për pak kohë në jetën e Eglës kanë ndodhur ndryshime të mëdha. 2 muaj më parë ajo është bërë nënë e vogëlushit Luxifer dhe duket se gjërat kanë ndryshuar edhe në marrëdhënien e saj.

Ne zbuluam se Egla nuk kishte në rrjetet sociale foto me partneren Alessian si dhe nuk e ndiqnin me njëra tjetrin. Nisur nga kjo, në një intervistë të dhënë për “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën, ish-Miss Shqipëria ka treguar se çdo gjë ka marrë fund.

“Nuk do doja të ndalesha shumë tek kjo pyetje, detajet na përkasin vetëm ne por do të thoja që fatkeqësisht njerëzit ndryshojnë, nuk është ashtu siç e kishe menduar, gjërat ndryshojnë jo për mirë. Gjërat që ti nuk i ke në dorë dhe nuk prisje të merrnin një formë jo pozitive”, ka thënë ajo.

Pra duket se edhe familja e tyre tashmë është kthyer në një familje normale./Blitz.al

Showbiz “Treshe” në krevat dhe jetë Egla Harxhi rrëfehet për herë të parë