Anti-Mafia31 Tetor 2019, 11:42

Treshja e krimit të PPP-ve e votave; Rama bënë ligjet, Gjiknuri bën reformën zgjedhore, Manja zgjedh Krye-prokurorin  

Shkruar nga Pamfleti
Treshja e krimit të PPP-ve e votave; Rama bënë ligjet, Gjiknuri

Treshja e krimit të PPP-ve e votave; Rama bënë ligjet, Gjiknuri bën reformën zgjedhore, Manja zgjedh Krye-prokurorin  

Ambasadorja e re e SHBA, kërkoi pastrimin e politikës: Edi Rama shton llumin/ Nuk hapet porta e BE, për një vend ku vendimet dhe ligjet, i bëjnë mafiozët brenda e jashtë parlamentit dhe qeverisë; kur buxhetin e përcaktojnë, hartojnë dhe e përlajnë oligarkët; kur drejtësia është pastruese dhe avokate e krimeve, të klikave politike-shtetërore e bandave të tyre, ku trafikanët kanë 80% të pushtetit qendror e lokal, kur diplomacia është mbushur me familje, bajraqe, kllounë, pensionistë, analfabetë, hajdutë e dashnore dhe kur qverinë e komandon gruaja e kryeministrit, me shoqet dhe shokët e kohë së rinisë

Ditën e martë, kishte katër zhvillime; që kanë lidhje me shkaktimin e krizës qeverisëse, me krizën e negociatave, me pengmarrjen e drejtësisë dhe krimit kundër votes e krimit të rrugës.

FAKTI I PARË/ Për të vazhduar para shqiptarëve, demagogjinë e fshehjes së dështimit, Kryeministri Rama, i përzënë nga vendet lider të BE, me “Jo” të ashpër për negociatat dhe i përcjellë, me “damkë të zezë” për pushtetin 6-vjeçar; shkoi takoi kryeministrin grek, i cili, i zënë në hall me vizitorin e pa ftuar e të ç’akorduar; talli “kollaren” me kollaren dhe mendjen e Edi Ramës.

FAKTI I DYTË/ Kryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri; sikur të mos jete hajdut votash, deklaroi se komisioni që drejton ai, ka gati projektin e Kodit zgjedhor dhe draftin për zgjedhje të ndershme, të drejta, të barabarta, pa vedhje votash dhe; pa pjesëmarrje “çunash problematikë” në fushata e procese.

FAKTI I TRETË/ Me menazhim të Dr. Ulsi Manjës, Kryetar i Reformës në Drejtësi; u bë përzgjedhja e 3 kandidaturave, të cilat më 13 nëntor 2019, do garojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm; kolltuk i cili prej afro 2 vitesh, i është lënë si “shërbim dezhurn”, Arta Markut.

FAKTI I KATËRT/ Ambasadorja e re SHBA, Yuri Kim; deklaroi para Senatit, se poltika dhe institucionet në Shqipëri, janë kapur nga kriza e thellë në çdo aspekt, ndërsa Shqipëria, ka krijuar emër të keq në arenën ndërkombëtare; për krimin e organizuar dhe trafiqet.

Këto katër fakte, nuk kanë nevojë për komente, por vetëm për kuptim të tyre siç janë; siç kanë ndodhur e siç nuk duhet të jenë, sepse po ndodhin e janë dominuese prej 28 vitesh; pa asnjë reagim  prej shkaktarëve e pa asnjë shpresë për ndryshim tek shqiptarët.

Së pari, është aq alarmant realiteti i sundim-krimit politik e qeveritar në Shqipëri; sa edhe shefja e re e Diplomacisë Amerikane, emëruar në Tiranë; ende pa mbërritur në zyrë, deklaron këtë situatë të rëndë e bënë thirrje, për veprim urgjent.

Së dyti, reformat për votë të pastër, për drejtësi të re e ani-korrupsion; vazhdojnë t’i kenë në dorë Rama, Gjiknuri e Manja; tre ekzemplarët, që përveç korrupsionit me PPP, janë subjekt hetimi penal në “Dosjen 184”; grup kriminal kundër votës, kryer në grup të strukturuar “PS-Qeveri-Mafie”.

Akoma më skandaloz, është fakti, që reformën për drejtësinë dhe procesin, për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm e drejton Ulsi Manja; pjesë kryesore, drejtuese e bandës së krimit kundër votës./Pamfleti

Anti-Mafia Gjiknuri bën reformën zgjedhore Manja zgjedh Krye-prokurorin Rama bënë ligjet Treshja e krimit të PPP-ve e votave