Gjithmonë duke tentuar ta shesë veten në politikën e jashtme si një lider i përgjegjshëm dhe që promovon vetëm unitet e bashkëpunim, Edi Rama nuk mund ta humbiste mundësinë as sot, në një ditë të vështirë për Turqinë e Greqinë, ku Mitsotakis e Erdogan gjetën gjuhën e përbashkët.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur trishtim e keqardhje për tërmetin që goditi sot Turqinë e Greqinë duke përcjellë lutje për viktimat e solidaritet me familjet e tyre.
Ndërkohë Rama ndalet tek biseda mes udhëheqësve të dy vendeve që megjithëse në konflikt kanë shprehur solidaritet me njëri-tjetrin. Ai e sheh si një dritë mirësie mes dy popujve dhe shpresë për Europën.
“Trishtim e keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi dhe lutje për viktimat e solidaritet vëllazëror me familjet e tyre. Në këtë ditë kaq të zymtë, biseda mes udhëheqësve të dy vendeve një dritë mirësie mes të dy popujve dhe shprese për të nesërmen e vetë Europës”, shkruan Rama.