Tritoli e krimi trondisin Vlorën çdo ditë, hidhet në erë banesa e 43-vjeçarit (Emri)

Tritoli e krimi trondisin Vlorën çdo ditë, hidhet në erë banesa e 43-vjeçarit (Emri)

Një shpërthim me tritol ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen ”Isa Boletini”. Lënda plasëse ishte vendosur në katin e katërt të një pallati, në banesën e 43-vjeçarit, Jovan Çela.  Mësohet se nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve si dhe identifikimin e autorëve.

Informacion paraprak

Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti