Showbiz13 Shtator 2019, 12:47

Trondit Demi Moore: “Më përdhunuan kur isha 15 vjeç”

Shkruar nga Pamfleti
Trondit Demi Moore: “Më përdhunuan kur isha 15

Demi Moore zbulon se është përdhunuar në moshën 15 vjeçare. Gjithashtu tregoi se 27 vite më vonë filloi konsumin e alkoolit pasi pësoi abort të fëmijës që priste me Ashton Kutcher.

Aktorja foli hapur për ngjarjen e tmerrshme që i ndodhi gjatë adoleshencës në librin e saj Inside Out që pritet të dalë në tetor. Moore tregoi detajet për librin në një intervistë për The New York Times të enjten.

56-vjeçarja sapo kishte filluar të dilte me Kutcher, i cili ishte 15 vite më i vogël, kur ngeli shtatzënë me një vajzë. Ata e humbën foshnjën në vitin 2004 kur ishte gjashtë muajshe shtatzënë dhe aktori po shkëlqente në “That 70s Show”.

Çifti që nisi lidhjen në vitin 2003 do ia vendosnin emrin vajzës Chaplin Ray.

Ata u martuan në vitin 2005 dhe u ndanë në vitin 2011 por divorci u finalizua dy vite më vonë. Por në libër, Moore zbulon se fajësoi veten për abortin gjatë marrëdhënies së saj me Kutcher dhe filloi të merrte drogë për të kaluar dhimbjen.

Ylli ka tre vajza me aktorin Bruce Willis. Ata janë Rumer Willis, 31 vjeç, Scout Willis, 28 vjeç dhe Tallulah Willis, 25 vjeç.

Showbiz Demi Moore perdhunim