Aktualitet19 Shtator 2019, 17:57

Tronditëse/ Zbulohet e vërteta që fshihet pas vajit të peshkut dhe sëmundjet e rënda nga të cilat rrezikohemi

Shkruar nga Pamfleti
Tronditëse/ Zbulohet e vërteta që fshihet pas vajit të

Tronditëse/ Zbulohet e vërteta që fshihet pas vajit të peshkut dhe sëmundjet e rënda nga të cilat rrezikohemi

Tendenca e përdorimit të vajit të peshkut ka arritur majat dhe nuk mund të ndalet më. Megjithatë, është mjaft e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se çfarë po fusin në trupin e tyre. Ngrënia e peshkut të egër dhe pirja e suplementeve të vajit të peshkut janë dy gjëra tërësisht të kundërta. Nëse e para nuk përbën problem, e dyta po.

Problemi kryesor janë merkuri dhe dioksinat, të cilat janë të pranishme pothuajse te të gjitha llojet e peshqve që përdoren për suplementet. Nëse hani peshk që përmban merkur, ky i fundit ka tendencën që të qëndrojë në traktin intestinal, mëlçi dhe në zonën e stomakut. Kur bëhet fjalë për suplemente, historia bëhet më e rrezikshme. Edhe pse prodhuesit thonë se suplementeve u është hequr merkuri, kjo është tërësisht e pamundur dhe e pavërtetë.

Te peshqit, merkuri përqendrohet kryesisht te vajrat omega. Kur përpunohen miliona peshq për t’u marrë vajin, merkuri rritet në nivele marramendëse. Procesi që përdoret për të ulur nivelin e merkurit, thjesht e destabilizon këtë metal të rëndë toksik. Ai bëhet i thjeshtë për t’u përthithur dhe funksionon si një preparat homeopatik. (Për ata që nuk e njohin, homeopatia funksionon në bazë të parimit që sa më shumë të hollohet një substancë, aq më shumë rritet fuqia dhe ndikimi i saj në organizëm).

Ky mërkur i përqendruar që përfundon në suplementet e vajit të peshkut ka aftësinë të kapërcejë barrierën hemato-encefalike dhe të hyjë me lehtësi në organet e ndjeshme duke tronditur organizmin. Gjithashtu përforcon dhe ushqen viruset dhe bakteret. Suplementet e vajit të peshkut ju bëjnë më të predispozuar për t’u prekur nga alzhajmeri, demenca dhe sëmundjet inflamatore kronike të trurit

Fatkeqësisht, moda e përdorimit të vajit të peshkut ngjason me një tren që nuk ndalet dhe fiton shpejtësi nga keqinformimi. Është e fuqishme, popullore dhe e dëmshme. Bëni çmos që të mos i zini besë. Në vend të suplementeve të vajit të peshkut, zgjidhni produktet omega me bazë algash.

Shendeti Tronditëse/ Zbulohet e vërteta që fshihet pas vajit të peshkut dhe sëmundjet e rënda nga të cilat rrezikohemi