Kronike19 Tetor 2019, 17:09

Tronditet Berati, të shtëna me armë në një lokal, fatmirësisht nuk ka viktima

Shkruar nga Pamfleti
Tronditet Berati, të shtëna me armë në një lokal,

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një lokal, në Berat, këtë pasdite. Nga informacionet paraprake mësohet se nga të shtënat nuk ka persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një lokal përgjatë rrugës së Uznove.

Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, por nga vengjarja raportohet se policia ka reaguar në kohë, duke kapur autorë e ngjarjes së pahijshme që shqetësoi të shtunën në Berat.

Në pranga kanë rënë Vladimir Spahiu dhe Xhoni Spahiu si dhe një person me inicialet P.S. Ata kanë qenë duke lëvizur në një automjet dhe në ecje e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me një pistolet tip ‘TT’ në drejtim të Lavazhit dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Por tentativa e arratisjes të këtyre tre personave ka dështuar pasi policia ka mundur ti ndalojë në aksin Zog-Poliçan. Në automjetin me të cilin po lëviznin autorët është gjetur edhe arma që qëlluan ndaj biznesit si dhe karikatori që ishin fshehur në një çantë.

Kronike