Kronike17 Shtator 2019, 20:24

Tronditet Elbasani, Policia arreston taksistin, tentoi të rrëmbente një fëmijë: E ngatërrova me djalin e kunatit

Shkruar nga Pamfleti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme. Një tentativë rrëmbimi ka ndodhur në Elbasan ku një taksist është denoncuar së ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë.

Kanë qenë familjarët e fëmijës të cilët kanë njoftuar policinë ku këta të fundit kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e taksistit, Sami Meta 55-vjeç drejt komisariatit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rreth rrotullimit 1 Maji.

Ndërkohë, taksisti 55-vjeçar ka deklaruar para uniformave blu se nuk kishte pasur qëllim rrëmbimin e fëmijës, por se e kishte ngatërruar atë me djalin e kunatit. “E ngatërrova me djalin e kunatit”, mësohet të ketë thënë taksisti. /Pamfleti

codramol
smile

Kronike