Deri tani nuk ka asnjë të dhënë zyrtare mbi shkaqet që çuan të renë drejt një vendimi fatal, por dyshimet janë se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur tejmase banorët e kryeqytetit këtë pasdite.
Një 36 vjeçare është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati, duke ndërruar jetë në vend.
“Më datë 02.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Aleksandri i Madh” është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit, shtetësja M.Ll., 36 vjeçe, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë.