Një person ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të mërkure në Elbasan. Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 5 Maj, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Identiteti i tij dhe shkaku i vdekjes nuk dihen ende, ndërsa Policia dhe grupi i hetimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë përplasur nga ndonjë makinë dhe është lënë i pajetë në vendngjarje, ose mund të jetë qëlluar me sende të forta, pasi ka plagë të shumta në kokë. Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Elbasanit për rastin.