Aktualitet25 Qershor 2019, 13:30

Tronditet Vlora, burri masakron gruan me sëpatë

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet Vlora, burri masakron gruan me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Babaicë, ku raportohet se një burrë ka goditur disa herë me sepatë në kokë dhe fytyrë bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur.

Mësohet se ajo ka mbërritur e pajetë në ambientet e spitalit, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

codramol
smile

Aktualitet