Aktualitet27 Maj 2019, 07:15

Tronditet Vlora sërish, atentat me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e një tjetri

Shkruar nga Pamfleti
Tronditet Vlora sërish, atentat me pasojë vdekjen e një shtetasi

Atentat me armë zjarri në Vlorë. Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i vdekur në vend një shtetas dhe është plagosur një tjetër i cili është në gjendje kritike për jetën. Atentati ka ndodhur rreth orës 1.10 të mëngjesit të sotëm në fshatin Poro. Mësohet nga informacionet paraprake se shënjestrat udhëtonin me motor. Një makinë është gjetur e djegur në zonën aty pranë e cila mendohet se është përdorur për atentatin.

Njoftimi i zyrtar i Policisë së Shtetit:
Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. 

Aktualitet