Bota11 Gusht 2019, 18:36

Tronditi shtetin maqedonas/ Gazetai italian “zë ngushtë” BE: Përse nuk po reagoni për prokuroren që e zgjodhët

Shkruar nga Pamfleti
Tronditi shtetin maqedonas/ Gazetai italian “zë ngushtë”

Tronditi shtetin maqedonas/ Gazetai italian "zë ngushtë" BE: Përse nuk po reagoni për prokuroren që e zgjodhët ju?

Gazetari italian që publikoi dy videot e skandalit në drejtësinë maqedonase është shprehur i befasuar se përse personalitete të BE nuk kanë regaur në lidhje me rastin në fjalë, për prokuoren e propzuar nga vetë ata.

Laris Gaiser publikoi sot një përmbledhje të asaj se çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Gaiser shpreh habi se si nuk ka reagim nga Federica Mogherini dhe Jean-Claude Juncker të cilët “insistuan fuqishëm për kryeprokuroren speciale”.

Ishte pikërisht Mogherini ajo që e kërkonte me ngulm Prokurorinë Speciale Publike në 2015-ën kur Zoran Zaev filloi të publikonte “bombat”.

Sipas së përditshmes italiane, gati të gjitha ambasadat në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar për atë që po ndodh ditët e fundit, ndërkohë Mogherini vazhdon të heshtë.

 “Pa marrë parasysh se është verë, mijëra të punësuar te shërbimet e BE-së, nga ku 220 në delegacionin në Shkup, nuk arritën të japin një raport institucional me shpresë që të sqarohen faktet Në vitin 2015, pikërisht BE insistonte për PSP-së, që i solli dëm të madh popullit në Maqedoni. Sot, ata nga BE duhet të përgjigje, posaçërisht ata brenda delegacionin në Maqedoni, të cilët gjatë muajve të kaluar e rrezikuan jetën duke na ndihmuar ta publikojmë materialin”,  thotë Gaiser.

Bëhet fjalë për skandalin e 1 milionë eruove të publikuar nga media italiane ““La Verita”.

Deri më tani janë publikuar dy video, njëra prej të cilave u publikua sot. Në këtë video  dëgjohet biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçev, në të cilën Bojan kërkon shpjegim pse paratë janë prej 50 eurove dhe jo më shumë, duke shprehur dyshimin se bëhet fjalë për ndonjë mashtrim.

“La Verita” tregon të vërtetën që sipas saj politikanët në vendni fqinj janë përdorur dhe përdoren si “marioneta” të mekanizmave ndërkombëtarë.

Rajoni Tronditi shtetin maqedonas/ Gazetai italian "zë ngushtë" BE: Përse nuk po reagoni për prokuroren që e zgjodhët ju?