Aktualitet 8 Prill 2018, 19:38

Trump kërkon marrëveshje të re tregtare me Kinën, takim me Presidentin Xi Jinping

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërkon marrëveshje të re tregtare me Kinën, takim me

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh i bindur sot se një marrëveshje do të arrihet me Kinën për të evituar një konflikt tregtar.

“Kina do të heqë barrierat doganore sepse është ajo që duhet të bëhet. Taksat do të bëhen reciproke dhe një marrëveshje do të gjendet mbi pronën intelektuale”, shkruan Trump në një mesazh në “Twitter” duke premtuar një të ardhme fantastike për dy vendet.

“Presidenti Xi dhe unë, do të mbetemi miq, çfarëdo që të ndodh në lidhje me konfliktin tregtar”, garantoi Trump, pas një muaji kërcënimesh mes dy fuqive kryesore ekonomike botërore.

Më 8 mars, presidenti amerikan kishte vendosur të imponojë taksa mbi importet e çelikut dhe aluminit, para se të kërkonte më vonë taksa të tjera që shënjestronin specifikisht importet kineze si përgjigje ndaj vjedhjes së pronës intelektuale që akuzohet Pekini.

 

Aktualitet KIna Marreveshje Trump Xi Jinping