Kronike18 Gusht 2019, 15:37

Trupi i pajetë në Durrës, Policia jep detajet: Nuk ka shenja dhune, trupi i dekompozuar nga lagështia

Shkruar nga Pamfleti
Trupi i pajetë në Durrës, Policia jep detajet: Nuk ka shenja

Është gjendur një trup i pajetë në Durrës. Mësohet se trupi është gjetur në det, 6 milje larg bregdetit të Durrësit. Dyshohej se trupi kishte disa muaj në atë gjendje.

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja për trupin e pajetë të seksit mashkull, që u nxor mëngjesin e sotëm nga deti. Policia sqaron se nga ekspertiza e jashtme trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë, si dhe nuk janë evidentuar shenja dhune e dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Sipas uniformave blu, trupi ka qenë i veshur me rroba dhe i janë evidentuar të gjitha gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore. Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kronike