Bota 4 Korrik 2019, 19:18

Tsipras i vendos Merkelit kusht Shqipërinë për të mbështetur kandidaturën e presidentit të KE

Shkruar nga Pamfleti
Tsipras i vendos Merkelit kusht Shqipërinë për të

Tsipras i vendos Merkelit: kusht Shqipërinë për të mbështetur kandidaturën e presidentit të KE

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, gjatë Samitit të BE ka ofruar kushtet e tij në këmbim të votës së tij në mbështetje të kandidatëve të rinj për vendet e Presidentit të Këshillit Europian, të Bankës Qëndrore Europiane dhe Komisionit Europian.

Të nominuarit për pozitat më të larta të BE-së janë Ursula von der Leyen për Presidente të Komisionit Europian, Christine Lagarde për Presidente të Bankës Qendrore Europiane dhe Charles Michel për Presidentin e Këshillit Europian.

Raportohet se Tsipras ka mbështetur një vendim të përbashkët unanim të të gjithë udhëheqësve të 28 vendeve anëtare në Samitin e BE, si dhe ka siguruar kryeministrat e majtë të BE-së dhe kancelaren Angela Merkiel që do të mbështesë propozimet e dhëna për postet e larta të BE, por në këmbim të disa kushteve.

Kushti i parë i kumtuar nga Tsipras është që Bashkimi Europian të vazhdojë me të njëjtat politika të saj mbi Turqinë ( masat e shtrënguara, çështja e Qipros dhe dialogu), si dhe të vazhdojë politikat e saj të njëjta që ka deri tani me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Kushti i dytë është që Greqia të mbajë fondin kryesor të BE-së për migracionin, pasi Greqia është pritësi kryesor i fluksit të emigrantëve sirian nga deti Egje.

Sipas raportimeve, Greqisë iu sigurua vazhdimësia e fondeve të nevojshme nga portofoli i emigracionit nga udhëheqësit e majtë të BE dhe kancelares Merkel.

Rajoni kusht Merkel tsipat