Politike23 Maj 2018, 15:27

Tubim i dhunshëm? Deputeti demokrat: Unë do të jem me familjen time në protestë

Shkruar nga Pamfleti
Tubim i dhunshëm? Deputeti demokrat: Unë do të jem me familjen

Protesta e së shtunës do të ketë frymë të jashtëzakonshme qytetare. Ky ka qenë pohimi i deputetit demokrat Oerd Bylykbashi në News24.

“Protesta do të jetë e qetë dhe civile. Unë do të jem me familjen time”, tha ai. Bylykbashi theksoi se nëse Fatmir Xhafaj qëndron ende në detyrë, do të jetë një turp për Edi Ramën.
Ai theksoi se shqiptarët sot drejtohen nga një qeveri mafioze të lidhur me trafikun e drogës dhe botën e krimit.

“Agron Xhafaj ka qenë kreu i një grupi trafikimi droge, i dënuar nga tre shkallë gjykimi. Vëllai i tij Ministër i Brendshëm dhe ish-kryetar Komisioni ka ndryshuar Ligjin për të mbrojtur të vëllanë trafikant”, tha Bylykbashi.

“Qytetarët e kanë mëse të qartë situatën dhe do të na bashkohen më datë 26 maj në orën 11.00”, vijoi ai.

Politike Tubim i dhunshëm? Deputeti demokrat: Unë do të jem me familjen time në protestë