Bota15 Shtator 2019, 14:51

Tunizia mban zgjedhjet presidenciale, ja kush janë 4 ”kokat” që po garojnë për të parin e vendit

Shkruar nga Pamfleti
Tunizia mban zgjedhjet presidenciale, ja kush janë 4 ”kokat”

Tunizia mban zgjedhjet presidenciale, ja kush janë 4 ''kokat'' që po garojnë për të parin e vendit

Qytetarët në Tunizi po votojnë në zgjedhjet presidenciale. Qendrat e votimit u hapën në orët e para të mëngjesit. Në garën presidenciale garon kryeministri Youssef Chahed, dy ish-kryeministra, një ish-president dhe ministri i Mbrojtjes. Këta janë vetëm disa nga 24 kandidatët, që po garojnë për të parin e vendit.

Zgjedhjet po mbahen pas vdekjes së presidentit Beji Caid Essebsi, i cili vdiq në muajin korrik.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk siguron 50 për qind të votave, raundi i dytë do të mbahet para 13 tetorit.

Qytetarët në Tunizi u ngritën kundër udhëheqjes autokratike, gjatë Pranverës Arabe më 2011.

Edhe pse qeverisja demokratike është përmirësuar, ka pasur një rënie sa i përket standardit të jetesës dhe rritje të papunësisë dhe inflacionit.

Tunizia do të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare më 6 tetor./REL

Bota Kandidatët qeverisja demokratike zgjedhjet presidenciale në Tunizi