Aktualitet19 Gusht 2019, 15:13

Turp i madh mediatik/ Punën e bën ‘Fundjava Ndryshe’, meritat i merr qeveria

Shkruar nga Pamfleti

Fundjava Ndryshe brenda 10 orëve mbledh shumën që duhet për vajzën 14-vjeçare, Elona niset sot për në Turqi

Fundjava Ndryshe ka arritur të mbledh shumën  që duhet për të dërguar në Turqi, Elonën, vajzën 14 vjeçare e cila po luftonte me vdekjen.

Elona vuante nga një sëmundje e rrallë, që quhet hemangioma kongenitale, të cilën e ka pasur që në lindje. Ky operacion mund të bëhet vetëm në shtetin turk, por prindërit e saj nuk kanë mundur ta dërgojnë për shkak të kostos të lartë.

Por falë kontributit të shqiptarëve Elona u nis sot drejt Turqisë me shpresën dhe dëshirën për të jetuar.

Më postë postimi i Fundjavës Ndryshe: 

Urgjente! Në limitet e jetës! Sapo dola nga dyert e spitalit në Tiranë. Takova Elonën, vajzën 14 vjeçare që po lufton me vdekjen. U trishtova shumë, sprovë e madhe për vajzën dhe familjen e saj. E megjithatë Elona kishte shpresë !!! Elona Kuburja e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, që quhet hemangioma kongenitale, të cilën e ka pasur që në lindje. Prindërit kanë kontaktuar me një spital në Turqi dhe i duhen 14.500 Euro për transportin e fëmijës drejt spitalit Turk dhe 30.000€ për të nisur procedurën mjekësore. Ju lutem shpërndajeni! Më poshtë linku për të kontribuar : GoFundMe : PayPal : [email protected]

Një sqarim për publikun: 

Falë fondacionit bamirës ‘Fundjava Ndryshe’ dhe ndihmesës së shqiptarëve u mundësua nisja sot për në Turqi e Elonës. Ndryshe nga ç’është  shitur sot në media, ministrja e Shëndetësisë ishte në gjumë derisa rasti u bë publik dhe fondacioni siguroi paratë për shërimin e 14-vjeçares. Olgerta Manasterliu të paktën hesht!

codramol
smile

Aktualitet Elona niset sot për në Turqi Fundjava Ndryshe brenda 10 orëve mbledh shumën që duhet për vajzën 14-vjeçare