Politike31 Tetor 2018, 14:51

Turp! Ilir Meta mban peng Ministrinë e Brendshme, nuk pranon Sandër Lleshin, dekreton sot një tjetër gjeneral

Shkruar nga Pamfleti
Turp! Ilir Meta mban peng Ministrinë e Brendshme, nuk pranon Sandër

Turp! Ilir Meta mban peng Ministrinë e Brendshme, nuk pranon Sandër Lleshin, dekreton sot një tjetër gjeneral

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon të mbajë peng Ministrinë e Brendshme, pasi nuk ka dekretuar akoma ministrin e ri të emëruar nga kryeministri Edi Rama, gjeneralin Sandër Lleshi. Ndërkohë, sot Meta ka gjetur kohë për të dekretuar një tjetër gjeneral, për dhënie grade madhore. 

Presidenti Meta ka dekretuar dhënien e gradës “Gjeneral Brigade” për Kolonel Albert Mullain. Albert Mullai është me detyrë “Komandant i Akademisë së Nënoficerëve Tomson”.

Dekreti i Presidentit në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”. Dekreti i Presidentit Meta për dhënie grade “Gjeneral Brigade” për Albert Mullai hyn në fuqi menjëherë.

Politike albert mullai dekretimi Ilir Meta Sandër Lleshi