Aktualitet11 Prill 2019, 10:44

“Turp nëse e lejojmë këtë masakarad”, pedagogët kërkesë të veçantë Rektorit të UBT-së

Shkruar nga Pamfleti
“Turp nëse e lejojmë këtë masakarad”,

“Turp nëse e lejojmë këtë masakarad”, pedagogët kërkesë të veçantë Rektorit të UBT-së

Studentët dhe pedagogët e Universtitet Bujqësor të Kamzës, janë mbledhur sot për të marrë vendimin përfundimatar në lidhje me ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në fidanishten e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit.

Nëse ne tërhiqemi kjo është një fyerje për të secilin nga ne. Kjam qenë në Greqi në një projekt, në Universitet atje nuk mund të futej askush pasi kishin pavarësinë tyre. Shkolla let ë bëhet, por jo të na prish punë ne, si do ndiheshit ju nëse do vinte dikush që të ndërtonte në oborrin e shtëpisë tuaj. Prandaj unë jam për të vazhduar këtë protestë”, u shpreh një prej pedagoëve.

Ndërsa një pedagog tjetër tha se kjo që po ndodh është një turp. “Do jetë turp e të gjithë kolegëve dhe drejtuesve nëse ne do ta lejojmë këtë maskaradë që do të behet në këtë shkollë. Ne kemi lidhur jetën me këtë godinë”, tha ai.

Aktualitet