Aktualitet 8 Tetor 2019, 21:10

Turpi i radhës/ Arta Marku provon fatin në sondazhin e hapur nga Top Channel. Në listë edhe kandidati i përjashtuar, Lulzim

Shkruar nga Pamfleti
Turpi i radhës/ Arta Marku provon fatin në sondazhin e hapur nga Top

Arta Marku krejt e pashpresë i lutet për ndihmë Ben Blushit. Top Channel hap sondazhin për të votuar për Arta Markun, ndërsa Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme lëshon qarkoren: votim me urdhër nga të gjithë punonjësit dhe familjarët e tyre. Raportim çdo orë. Kush nuk voton largohet nga puna

Nuk kanë fund skandalet e kësaj qeverie. Ndërkohë që Edi Rama po zhytet thellë e më thellë në llumin  e pisllëqeve të veta, të mafiozëve që e kanë zënë si miun në çark e ndërkohë që numëron orët e fundit në pushtet, një tjetër skandal i paprecedentë ka dalë në dritë.

Top Channel ka hedhur në ankandin e votimeve publike, Prokuroren e Përkohshme të Përgjithshme, Arta Marku. E listuar në fund të listës me katër emra, Lulzim Alushaj, Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Arta Marku, televizioni i Vjollca Hoxhës, nën drejtimin e Ben Blushit, duket se janë bërë ngushëlluesit dhe mbrojtësit e vetëm për Prokuroren, e cila me gjasë beson se një votim i publikut do të mjaftojë t’ia hedhë lumit të shkeljeve të turpshme që ka bërë përgjatë këtyre 2 viteve, për llogari të Ulsi Manjës dhe Edi Ramës.

Dikush duhet t’i thotë Arta Markut se votat e publikut nuk ia japin dot mandatin 7-vjeçar të Prokurores së Përgjithshme. Është KLP ajo që vendos.

Nuk i bëjnë punë madje as votat e Parlamentit! Është sërish renditja e bërë nga KLP ajo që vendos.

Dikush duhet t’i thotë Arta Markut se vërtetë Edi Rama mbledh gjithë ditën Like nga rrjetet sociale, por kjo nuk ia garanton qeverisjen. Përkundrazi! I ka ditët e numëruara.

E pra, edhe kjo nuk ishte parë e dëgjuar. Ndërkohë që tanimë po diskutohet vetë qeverisja e Edi Ramës, kur frika nga drejtësia qëndron e varur si shpata e Demokleut mbi kokat e çdo qeveritari të korruptuar, kur Vetingu ka lënë bosh shumë zyra prokurorësh e gjyqtarësh, Arta Marku ende shpreson. Për vetë faktin se pozitat e konkubinës së Ulsi Manjës janë dobësuar dukshëm tashmë, pavarësisht se Arta vazhdon të shkelë ligjin me dy këmbët për të, Prokurorja e Përkohshme dhe e Papjekur, Arta Marku, ka menduar se ndoshta duke mbledhur vota, njësoj siç Rama dhe të vetët urdhërojnë të mbledhin Like nëpër rrjetet sociale, do t’u mbushë mendjen se ajo është e duhura.

Sa turp!

Skandali është thelluar edhe më tej pas publikimit të sondazhit nga Top Channel. Arta Marku ka urdhëruar të gjithë punonjësit të votojnë, bashkë me familjarët e tyre, dhe provën e votimit ta çojnë në celularin e eprorit ose të vetë kryeprokurores. Kjo natyrisht ka shkaktuar çoroditje te punonjësit, të cilët nën trysninë e mbajtjes së vendit të punës kanë filluar fushatën ndër familjarë, të afërm e miq, për të mbledhur sa më shumë vota. Në të kundërt urdhri është shumë i qartë: Kush nuk bindet mund të largohet që të nesermen vetë nga zyra.

Turp!

Ndoshta është rasti t’i kujtojmë diçka Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme: Ligjin.

E dashur, Arta! Hiq dorë nga këto manovrime se nuk pijnë ujë. Ndoshta ke shpresuar se do të votohesh meqë dy emrat e tjerë, kundërshtarë të fortë për ty, nuk janë aq personazhe publikë, sa arrite të bëheshe ti këto dy vjet. E ke gabim! Ndoshta ke shpresuar se duke shtuar emrin e Lulzim Alushajt në sondazh, i përjashtuar tashmë nga gara për shkak se nuk plotësonte kriterin e karrierës së spikatur 15 vitet e fundit, do të krijojë çoroditje të publikut. Prap e ke gabim!

Të kujtojmë se prokurori i Krimeve të Rënda, Olsian Çela është favoriti kryesor mund të të hedhë ty në koshin e plehrave. Ai është ndër të paktët që kaloi pa asnjë problem dhe pa ju ngritur asnjë dyshim, procesin e rivlerësimit, në të 3 kriteret e tij, atë të formimit profesional, të pastërtisë së figurës si dhe të pasurisë, kriter i cili ka qenë shkak që ka çuar në shkarkimin e pjesës dërmuese të gjykatësve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar rivlerësimit.

Ty t’u desh ndërhyrja e Ulsi Manjës ta kaloje këtë provë.

Të kujtojmë se kandidatja tjetër Fatjona Memçaj, ishte ndër të parat që kaloi testin e rivlerësimit. Ti e pate të vështirë.

Dhe për ta mbyllur: Mos u lodh kot me sondazhe, e dashur Arta! Edhe referendum të ishte, zor e ke. Ulsiu dhe Rama e kanë shumë të vështirë të të mbrojnë. Dhe a e di pse? Sepse ty nuk të voton më Parlamenti për të të zgjedhur Prokurore të Përgjithshme. Të voton Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Edhe sikur Ulsiu me Ramën t’u mbushë mendjen të gjithë deputetëve që të të përkrahin ty, sërish ata nuk të ndihmojnë dot. Fjalën e fundit e thotë KLP.

P.S. Ama një kuriozitet e kemi: A thua çfarë shërbimi i ka bërë Arta, Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit në këmbim të këtij sondazhi të turpshëm?/Pamfleti/

Kryesore Lulzim Alushaj Turpi i radhës/ Arta Marku provon fatin në sondazhin e hapur nga Top Channel. Në listë edhe kandidati i përjashtuar